Aktualitet

Mashtronin të huajt për të investuar në Forex, 3 të arrestuar në Tiranë

Veç tyre, në pranga është vënë 32-vjeçari Mariglen Karaj, i cili me anë të mashtrimit për përfitime monetare, iu kishte premtuar 2 të arrestuarve, se do t’i mbronte nga Policia në rast kontrollesh.

15 Prill 2023, 11:09 Nga k.m.
Mashtronin të huajt për të investuar në Forex, 3 të
Pamje nga call centre

TIRANË- 2 persona në Tiranë janë në vënë në pranga, pasi mashtronin të huajt përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë. Sipas Policisë së Shtetit, Eduart Spasari, 34 vjeç, Fatmir Qershori, 23 vjeç dhe E. R., 33 vjeç ishin të punësuar në një "call centre". Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin të huaj dhe i bindnin që të investonin para në "Forex". Veç tyre, në pranga është vënë 32-vjeçari Mariglen Karaj, i cili me anë të mashtrimit për përfitime monetare, iu kishte premtuar 2 të arrestuarve, se do t’i mbronte nga Policia në rast kontrollesh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Tiranë

Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me AMP-në Rajonale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Last Call”. Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, i cili kishte mashtruar 2 të arrestuarit, me qëllim përftimin monetar, duke iu premtuar se do t’i mbronte nga Policia.  Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, punonjës në subjektin call center. Sekuestrohen njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me AMP-në Rajonale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Last call". Si rezultat i këtij operacioni arrestuan në flagrancë shtetasit: - E. S., 34 vjeç, F. Q., 23 vjeç, dhe M. K., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit E. S., F. Q. dhe E. R., ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi M. K., me anë të mashtrimit për përfitime monetare, iu kishte premtuar 2 të arrestuarve, se do t’i mbronte nga Policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

eduart spasari fatmir qershori mariglen karaj operacioni last call 2

Sondazh

Poll