Aktualitet

Sherri "u zgjidh" me krisma armësh/ Italiani zihet me shqiptarin, merr pistoletën dhe e qëllon. Policia e shpall në kërkim

Shqiptari është jashtë rrezikut për jetën.

15 Prill 2023, 08:52 Nga k.m.
Sherri "u zgjidh" me krisma armësh/ Italiani zihet me shqiptarin,
Foto ilustruese

GENOVA- Të shtëna në rrugë gjatë natës në Bolzaneto kanë shkaktuar terror tek banorët e zonës. E gjitha për shkak të një sherri mes një shqiptari dhe një italiane. Sipas mediave italiane, rreth orës 1:30, dy burrat të paidentifikuar me emër kanë nisur që të debatojnë me njëri-tjetrin. Deri më tani raportohet se motivet kanë qenë të dobëta.

Italiani, megjithatë, vendosi të shkonte në shtëpi, të merrte një pistoletë – të cilën nuk dihet nëse e kishte të ligjshme- dhe u kthye duke qëlluar 3 herë ndaj shqiptarit. Më pas, u largua me urgjencë nnga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga Policia. I plagosuri mbeti 24-vjeçari shqiptari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

itali plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll