Aktualitet

HARTA LIVE- "Rikthehet dimri"! Shi dhe dëborë, PARASHIKIMI i motit për sot. Mos dilni pa një çadër nga shtëpia

Në veri të vendit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 900m mbi nivelin e detit.

15 Prill 2023, 07:18 Nga k.m.
HARTA LIVE- "Rikthehet dimri"! Shi dhe dëborë, PARASHIKIMI i
Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Për këtë fundjavë, IGJEUM parashikon se priten reshje mesatare në qarkun Shkodër shoqëruar me shtrëngata. Ndërsa në qarqet Kukës dhe Lezhë priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare, e pjesa tjetër e vendit do të përballet me reshje të dobëta.

Ndërkohë në veri të vendit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 900m mbi nivelin e detit.

Sa i përket temperaturave, do të variojnë; në bregdet: 10 / 17 °C, në vendet e ulëta: 9 / 15 °C, ndërsa në vendet malore: 2 / 13 °C. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

HARTA LIVE:

igjeum

Sondazh

Poll