Aktualitet

E kontrolluan për vjedhjen e parave të shoqes, por i gjejnë pistoletë. Arrestohet 31-vjeçarja nga Durrësit (DETAJE)

Pistoleta iu gjet pasi Policia ushtroi një kontroll në banesën e Malvina Xhidos, e cila akuzohej se i kishte vjedhur para shoqes së saj. Por përfundoi në pranga nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

15 Prill 2023, 10:49 Nga k.m.
E kontrolluan për vjedhjen e parave të shoqes, por i gjejnë
Arma e gjetur

DURRËS- Një 31-vjeçare është vënë në pranga në Durrës. Ajo u kap me një pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh. Pistoleta iu gjet pasi Policia ushtroi një kontroll në banesën e Malvina Xhidos, e cila akuzohej se i kishte vjedhur para shoqes së saj. Por përfundoi në pranga nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, dhe Edmond Brahaj, 35 vjeç, mik i Xhidos, i cili u gjet në banesën e saj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Ishte e dyshuar për vjedhjen e një shumë parash, në një banesë, Policia ushtron kontroll dhe i gjen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak 31-vjeçares dhe e vë atë në pranga. Në pranga edhe një 35-vjeçar (mik i 31-vjeçares), për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe një sasi fishekësh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacionit të marrë se në një banesë ishte vjedhur një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Bazuar në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases M. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohej si autore e vjedhjes së shumës së parave, te banesa e shtetases S. Rr. (shoqe e e saj).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. Xh., për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, shtetasi E. B., 35 vjeç, mik i shtetases M. Xh., i cili u gjet në banesën e shtetases M. Xh., gjatë kontrollit të Policisë, por nuk kishte kallëzuar që shtetasja M. Xh. mbante armë zjarri në banesë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

malvina xhido durr

Sondazh

Poll