Aktualitet

VD-U fut kundravajtje në autostradë/ Policia kap 'shoferin e keq', gjobë 12 mijë lekë të reja, efektivët i pezullojnë edhe patentën

Policia e Shtetit e ka ndëshkuar gjithashtu edhe me 12 000 lekë të reja gjobë.

15 Prill 2023, 09:19 Nga k.m.
VD-U fut kundravajtje në autostradë/ Policia kap 'shoferin e
Pamje nga videoja

TIRANË- Një drejtues automjeti është gjobitur dhe i është pezulluar patenta për 16 muaj pasi është kapur duke udhëtuar në sens të kundërt. Policia e Shtetit e ka ndëshkuar gjithashtu edhe me 12 000 lekë të reja gjobë.


Policia Rrugore e Tiranës

Më datë 14.04.2023, nga monitorimi i rrjeteve sociale, është konstatuar një drejtues automjeti që qarkullonte në sens të kundërt me levizjen, në rrugë inteurbane.

Menjëherë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u organizua puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasi u lokalizua u shoqërua në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Dejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit.

policia e shtetit

Sondazh

Poll