Bota

SKANDAL në Tetovë- Mjeku nxjerr “live” nënat shtatzanë në sallë, bën ndeshje në TikTok

Një nga mjekët ka xhiruar gratë në një nga sallat, madje i ka nxjerrë edhe live në rrjetin social në TikTok, duke bërë një "ndeshje" me një person tjetër.

15 Prill 2023, 09:51 Nga k.m.
SKANDAL në Tetovë- Mjeku nxjerr “live” nënat
Foto ilustruese

TETOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, në spitalin e gjinekologjisë, atje ku pacientët duhet të marrin ndihmën e bluzavë të bardha. Një nga mjekët ka xhiruar gratë në një nga sallat, madje i ka nxjerrë edhe live në rrjetin social në TikTok, duke bërë një "ndeshje" me një person tjetër.

"Doktori nga Tetova del live në sallën e gjinekologjisë dhe pa pikë turpi i shfaq trupin dhe fytyrat gravenë gjendje tmerruese, ky duhet dënuar. Kjo nuk tolerohet,"-shkruhet në videon që kanë xhiruar ndjekësit. Ndërsa në video dëgjohen gratë që bërtarin nga dhimbjet. 

Rasti ende nuk ishte denoncuar nga askush në Polici, por sipas mediave vendase, drejtori i repartit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar rastin dhe për të vendosur para drejtësisë fajtorin.

Pëllumb Vela tha se e dënon rastin dhe se pret që organet e rendit ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt.

“Si drejtor edhe për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do të zgjidhim këtë çështje, sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joorofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve,”- tha Vela.

Zbulimi i këtij skandali në spitalin e Tetovës vjen vetëm pak ditë pas tragjedisë së madhe në spitalin e Manastirit, ku një i porsalindur ndërroi jetë pak pas lindjes për shkak të paaftësisë dhe joprofesionalizmit të mjekëve.

tetove

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...