Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Pritet shpallja e kandidaturës nga Biden

Bashkëpunëtorët dhe aleatët e tij kanë filluar të ndërmarrin hapa për të mbledhur fonde përpara zgjedhjeve të vitit 2024, në të cilat është e mundur që ai të përballet sërish me ish-presidentin Donald Trump.

15 Prill 2023, 08:30 Nga k.m.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Pritet shpallja e kandidaturës nga
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, 80 vjeç, lajmëroi se ai ka marrë vendimin për t'u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit 2024 dhe do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij, shumë shpejt.

“Kam bërë llogaritë e mia. Do ta shpallim kandidaturën relativisht shpejt. Por udhëtimi këtu ka forcuar optimizmin tim për atë që mund të bëhet,”- u tha Biden gazetarëve në fund të vizitës së tij në Irlandë.

Megjithatë, në sfond, bashkëpunëtorët dhe aleatët e tij kanë filluar të ndërmarrin hapa për të mbledhur fonde përpara zgjedhjeve të vitit 2024, në të cilat është e mundur që ai të përballet sërish me ish-presidentin Donald Trump.

Por mosha e Joe Biden do të thotë se përpjekja e tij për t'u zgjedhur do të jetë një sipërmarrje historike dhe e rrezikshme si për të, ashtu edhe për demokratët që duan të ruajnë kontrollin e Senatit dhe ta rifitojë "fuqinë" tek Dhoma e Përfaqësuesve.

Biden do të ishte 86 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë të mundshëm, 9 vjet më i vjetër se jetëgjatësia mesatare e meshkujve në SHBA. Megjithatë mbështetësit e tij arsyetojnë se Biden, i cili nuk pi alkool dhe ushtrohet pesë herë në javë, është me shëndet "të mirë" dhe plotësisht "i aftë" për të kryer detyrat e tij.

joe biden

Sondazh

Poll