Bota

Silvio Berlusconi është mirë, kaloi një tjetër natë e qetë në spital

Lideri i "Forza Italia" ndodhet në spital që prej të mërkurës për një infeksion në mushkëri, por gjendja e tij po përmirësohet vazhdimisht.

15 Prill 2023, 08:39 Nga k.m.
Silvio Berlusconi është mirë, kaloi një tjetër
Silvio Berlusconi

ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është mirë. "Il Cavaliere" ka kaluar një natë tjetër të qetë në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano. Sipas mediave italiane, lideri i "Forza Italia" ndodhet në spital që prej të mërkurës për një infeksion në mushkëri, por gjendja e tij po përmirësohet vazhdimisht.

Në buletinin e fundit mjekësor të publikuar të enjten, profesor Alberto Zangrillo dhe profesor Fabio Ciceri nënvizuan se në 72 orët e fundit ka pasur një përmirësim të vazhdueshëm në funksionin e frymëmarrjes dhe të veshkave.

Ish-kryeministri vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.

Manjati i medias ka pësuar disa goditje në shëndet në vitet e fundit, duke përfshirë kontraktimin e COVID-19 në 2020. Pasi u lirua nga një qëndrim 10-ditor në spital, ai tha se sëmundja kishte qenë e rëndë dhe ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur ndonjëherë. Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës në vitin 2016 dhe ka mposhtur kancerin e prostatës. Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër për herë të fundit në vitin 2011, pasi Italia iu afrua një krize borxhi si ajo e Greqisë dhe u përball me skandale të shumta, veçanërisht rreth festave të tij famëkeqe "bunga-bunga". Por, ai u kthye në Senat pas zgjedhjeve të përgjithshme shtatorin e kaluar.

silvio berlusconi

Sondazh

Poll