Sport

Publikohen vendimet e Disiplinës, ndëshkohet Tiranë me gjobë për sjelljen e tifozëve

25 Shtator 2019, 17:03 Nga DOSJA
Publikohen vendimet e Disiplinës, ndëshkohet Tiranë me gjobë

TIRANË- Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet për dënimet që kanë marrë lojtarët e skuadrat për thyerjen e rregullave në javën e kaluar.

Klubi i Tiranës është dënuar me 100 mijë lekë të reja gjobë, për sjelljen e gabuar të tifozëve në takimin e fundit ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë nga ana tjetër për sherrin mes Torasës dhe Musollit, që filloi në fushë e më tej vijoi edhe në tunelin e stadiumit, Disiplina është mjaftuar me një paralajmërim. “Lojtari i KF “Teuta” U-19, Kledi Isaku, për provokim ndaj publikut, në bazë të Nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet”, është një tjetër vendim i disiplinës.

VENDIMET E PLOTA

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj, në bazë të Nenit 65/2 dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

Lojtari i KF “Tirana”, Agustin Torassa, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

Lojtari i KF “Kukësi”, Besart Musolli, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

Lojtari i KF “Teuta” U-19, Kledi Isaku, për provokim ndaj publikut, në bazë të Nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Shkëndija” U-19, Ergi Ajazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Besa” U-19, Gevi Madani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i FC “Flamurtari” U-17, Robert Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit kundërshtar, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport agustin torassa besart musolli denohet tirana komisioni i disiplines agustin torassa besart musolli denohet tirana komisioni i disiplines

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2019, 11:03

Juventus përmbys Brescian, merr kreun e seria A

Juventus zëvendësoi Interin në krye të Serisë A pasi mposhti Brescian dhe triumfoi në përmbysje me shifrat 1-2.Alfredo Donnarumma gjuajti mikpritësit, të cilët ...