Bota

Shpërthimi i fermës së qumështit në Teksas vret 18,000 lopë, puntori në gjendje kritike

Autoritetet besojnë se makineritë që ndodheshin në fermë mund të kenë ndezur gaz metan. Sipas Institutit të Mirëqenies së Kafshëve, incidenti është zjarri më vdekjeprurës që përfshin lopë në gati një dekadë.

14 Prill 2023, 13:34 Nga f.i
Shpërthimi i fermës së qumështit në Teksas vret 18,000
Ferma e përfshirë nga flakët

SHBA- Rreth 18 mijë lopë u vranë nga shpërthimi i madh në fermën e qumështit në Teksas. Mediat e huaja raportojnë se pas zjarrit në fermë një prej puntorëve është në gjendje kritike.

Autoritetet besojnë se makineritë që ndodheshin në fermë mund të kenë ndezur gaz metan. Policia e Qarkut Castro tha se ata kishin marrë një raport për një zjarr në fermë rreth orës 19:21 të së hënës (00:21 GMT të martën). 

“Ndoshta kjo makineri është mbinxehur dhe ndoshta metani dhe gjëra të tilla u ndezën dhe u përhapën dhe shpërthyen,”- thanë autoritetet.

Sipas Institutit të Mirëqenies së Kafshëve, incidenti është zjarri më vdekjeprurës që përfshin lopë në gati një dekadë. Një deklaratë e dhënë nga Shoqata e Qumështorëve të Teksasit në emër të industrisë së qumështit shprehu ngushëllime për incidentin.

Gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë SHBA midis 2018 dhe 2021.

shperthim ne ferme teksas ngordhin 18 mij lope

Sondazh

Poll