Bota

Prej kohësh të paligjshme, Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e parë në vend

Përveç kazinosë, kompleksi do të përfshijë një hotel, qendër konferencash, qendër tregtare dhe muze. Projekti ka një investim fillestar prej 13.5 miliardë dollarësh.

14 Prill 2023, 13:22 Nga f.i
Prej kohësh të paligjshme, Japonia miraton planin për të
Foto ilustruese

JAPONI- Zyrtarët japonezë kanë miratuar planet e diskutueshme për të ndërtuar resortin e parë të lojërave të fatit në vend. Mediat e huaja shkruajnë se kazinoja do të hapet në qytetin perëndimor të Osakës në vitin 2029.

"Shpresojmë që kazinoja të bëhet një bazë turistike që promovon bukuritë e Japonisë në botë,” -sipas kryeministrit Fumio Kishida.

Ndërkohë hapja e kazinosë ka shqetësuar disa nga qytetarët, të cilët besojnë do të sjellë rritjen e varësisë në lojrat e fatit dhe do të rrisë krimin në vend.

Kompleksi gjigant turistik i vendosur në Yumeshima, një ishull i rikuperuar në gjirin e Osakës që do të mbajë Ekspozitën Botërore në 2025, do të përfshijë gjithashtu hotele, një qendër konferencash, qendër tregtare, muze dhe terminal tragetesh. Projekti ka një investim fillestar prej 13.5 miliardë dollarësh.

kazinoja e pare ne japoni japoni fumio kishida

Sondazh

Poll