Bota

Zbluohet arsyeja, pse Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III

Mungesa e Dukeshës vjen, pasi në të njëjtën ditë me kurorëzimin, djali i Harry dhe Meghan, Archie, do të festojë ditëlindjen e 4-të.

14 Prill 2023, 10:54 Nga f.i
Zbluohet arsyeja, pse Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në
Meghan Markle dhe Princi Harry

BRITANI E MADHE- Pallati Buckingham njoftoi se Princi Harry do të marrë pjesë në ceremoninë spektakolare të kurorëzimit, por pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre në krah. Dailymail raporton se Markle ka një arsye të madhe që nuk do të jetë e pranishme në kurorëzim. 

Mungesa e Dukeshës vjen, pasi në të njëjtën ditë me kurorëzimin, djali i Harry dhe Meghan, Archie, do të festojë ditëlindjen e 4-të. Markle ka nisur përgatitjet për festën e ditëlindjes nga e cila nuk do të mungojë as motra e tij e vogël, Princesha Lilibet.

Mbreti Charles III është 'shumë i zhgënjyer' që nuk do ta shohë Dukeshën e Sussex ose nipërit e tij në kurorëzim, por është i lumtur që Princi Harry ka vendosur të marrë pjesë. Ceremonia e kurorëzimit është planifikuar të zhvillohet në 6 maj në Westminster Abbey, ku deri tani të pranishëm do të jenë rreth 2 mijë të ftuar.

meghan markle

Sondazh

Poll