Bota

VIDEO/ Skandal në Kolumbi, krybashkiaku kërcen nudo në një klub nate, pamjet bëhen virale

Në pamjet tashmë virale Martin Alfonso Mejia, shihet duke hequr këmishën e tij dhe duke kërcyer para turmës.Video mbyllet me një burrë që i afrohet dhe mundohet ta mbuloj kryebashkiakun, por ky i fundit e shtuyn, duk vazhduar të kërcejë.

14 Prill 2023, 11:29 Nga f.i
VIDEO/ Skandal në Kolumbi, krybashkiaku kërcen nudo në një
Martin Alfonso Mejia

KOLUMBI- Një kryebashkiak në Kolumbi është bërë pjesë e një skandali, pas publikimit të një video të tij, ku shfaqet duke kërcyer totalisht nudo në një klub nate. Mediat e huaja raportojnë se në pamjet tashmë virale Martin Alfonso Mejia, shihet duke hequr këmishën e tij dhe duke kërcyer para turmës.

Në video e publikuar Mejia shihet duke qëndruar në një stol dhe duke tërhequr pantallonat për të treguar të pasmet e tij përpara një grupi të rejash. Video mbyllet me një burrë që i afrohet dhe mundohet ta mbuloj kryebashkiakun, por ky i fundit e shtuyn, duk vazhduar të kërcejë.

Vetë Mejia nuk ka reaguar deri më tani për videon, por kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku përfshihet në një skandal.

“Ai pati një efekt dehjeje. I futën një substancë në pijen alkoolike që po konsumonte”, – deklaroi Érika Soto, partnerja e tij për të shpjeguar spektaklin e turpshëm të bashkëshortit të saj. Kujtojmë se vetëm para gjashtë muajsh Mejia u ngjit në skenën e një festival, ku dyshohet se ishte i dehur dhe i tha turmës se ishte i korruptuar.

martin alfonso mejia

Sondazh

Poll