Bota

Çmim rekord/ Shitet targa më e shtrenjtë në botë

Të ardhurat nga shitja e targës do t’u jepen “One Billion Meals”, për të ndihmuar komunitetet në nevojë rreth e qark botës në muajin e shenjtë të Ramazanit.

14 Prill 2023, 13:08 Nga f.i
Çmim rekord/ Shitet targa më e shtrenjtë në botë
targa me e shtrenjtë në botë

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Një targë është shitur për 15 milionë dollarë në një ankand të hapur për bamirësi në Dubai. CNN shkruan se sipas organizuesve të 'Emirates Auction', ky është çmimi më i lartë në botë që është paguar ndonjëherë për një targë.

Targa me shkrimin “P7” theu rekordin e vendosur më parë nga Saeed Abdul Ghaffar Khouri, i cili bleu një targë për 14.2 milionë dollarë në vitin 2018.

Të ardhurat nga shitja e targës do t’u jepen “One Billion Meals”, një organizatë që drejtohet nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundues i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndihmuar komunitetet në nevojë rreth e qark botës në muajin e shenjtë të Ramazanit.

targa targa me e shtrenjt ne bote

Sondazh

Poll