Bota

KatarGate/ Lirohet nga burgu Eva Kaili, euroeputetja vendoset në arrest shtëpie

Ish-nënkryetarja e Kuvendit Eva Kaili do të qëndrojë në përgjim elektronik ndërkohë që hetimet për çështjen 'para për favore politike' vijojnë. 

14 Prill 2023, 11:35 Nga I.A
KatarGate/ Lirohet nga burgu Eva Kaili, euroeputetja vendoset në arrest
Eva Kaili

BELGJIKË- Autoritetet belge kanë nxjerrë nga burgu të dyshuaren kryesore në zemër të skandalit të korrupsionit që tronditi asamblenë e Bashkimit Evropian të premten dhe e vendosën atë në arrest shtëpiak. Ish-nënkryetarja e Kuvendit Eva Kaili do të qëndrojë në përgjim elektronik ndërkohë që hetimet për çështjen 'para për favore politike' vijojnë. 

Deputetja greke u hoq nga posti i nënpresidentes pasi u arrestua në fund të vitit të kaluar me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale. Ajo e mohon keqbërjen.

Prokurorët belgë dyshojnë se Kaili ishte mes disa personave që dyshohet se ishin paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimmarrjen në asamble. Të dy vendet i mohojnë akuzat. 

eva kaili

Sondazh

Poll