Bota

Florida miraton ndalimin e abortit pas javës së 6-të të shtatzënisë

Legjislacioni i Floridëss parashikon përjashtime për viktimat e përdhunimit, incestit dhe trafikimit të qenieve njerëzore deri në 15 javë për sa kohë që ato ofrojnë prova.

14 Prill 2023, 12:53 Nga f.i
Florida miraton ndalimin e abortit pas javës së 6-të të
Foto ilustruese

SHBA- Legjislatura e Floridës e dominuar nga republikanët ka miratuar ndalimin e abortit pas gjashtë javësh shtatzënie. Mediat e huaja shkruajnë se projektligji kaloi me 70 vota në dhomën e ulët të shtetit, një javë pas miratimit në Senat dhe më pas u nënshkrua nga guvernatori Ron DeSantis.

Legjislacioni i Floridëss parashikon përjashtime për viktimat e përdhunimit, incestit dhe trafikimit të qenieve njerëzore deri në 15 javë për sa kohë që ato ofrojnë prova.

Florida tani i bashkohet të paktën 12 shteteve të tjera përfshirë Xhorxhia, Iowa, Kentaki dhe Luiziana që kanë miratuar ndalimin e abortit pas gjashtë javësh, një pikë në të cilën shumë njerëz ende nuk e dinë se janë shtatzënë.

ron desantis aborti ne shba

Sondazh

Poll