Bota

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për shfrytëzimin e hapësirës ajrore

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviç do të kenë një deklaratë për media.

14 Prill 2023, 10:11 Nga I.A
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për
Abazovic dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në takimin kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviç do të kenë një deklaratë për media. Abazoviç dhe delegacioni që e shoqëron, para takimit me Kurtin u prit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës”.

albin kurti dritan abazoviç

Sondazh

Poll