Bota

OKB: Mbi 400 migrantë humbën jetën gjatë 2023-it në Mesdhe

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë vendosi këtë javë një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore për tu marrë me situatën.

14 Prill 2023, 09:38 Nga I.A
OKB: Mbi 400 migrantë humbën jetën gjatë 2023-it në
Emigrante

EVROPË- Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut ka bërë thirrje për një zgjerim të operacioneve të kërkim-shpëtimit pas një rritje të numrit të refugjatëve dhe azilkërkuesve që bëjnë përpjekje të rrezikshme për të kaluar Mesdheun Qendror për në Evropë. IOM dokumentoi 441 vdekje refugjatësh përgjatë rrugës gjatë janarit, shkurtit dhe marsit 2023.

"Ne po shohim një rritje të madhe të numrit të njerëzve të dëshpëruar që vënë jetën e tyre në rrezik të madh. Ne nuk mund të lejojmë të anashkalojmë dhe të përfshihemi në një debat tjetër se kush është përgjegjës” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk në një deklaratë të enjten.

Turk bëri thirrje gjithashtu për solidaritet me Italinë, e cila tradicionalisht ka pranuar shumicën e mbërritjeve, duke shtuar se roja bregdetare italiane kishte shpëtuar rreth 2,000 njerëz në rrugë që nga e premtja. Qeveria e krahut të djathtë të Italisë vendosi këtë javë një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore për tu marrë me situatën.

"Jetët e njerëzve janë në rrezik," tha ai, ndërsa i kërkoi gjithashtu qeverisë italiane të anulojë një ligj të miratuar këtë vit që kufizonte operacionet e kërkim-shpëtimit të civilëve. Apeli erdhi një ditë pasi agjencia e migracionit e OKB-së tha se më shumë se 400 njerëz ishin mbytur në Mesdheun Qendror gjatë tre muajve të parë të vitit.

okb emigrantet

Sondazh

Poll