Bota

Die Welt zbulon dokumentin e KE: Asetet e ngrira të Rusisë nuk mund të transferohen në Ukrainë

Tjetër ide e sugjeruar nga KE është investimi i aseteve të ngrira të Bankës së Rusisë në bonot e qeverisë evropiane dhe përdorimi i interesit për pagesat në Kiev. 

14 Prill 2023, 10:18 Nga I.A
Die Welt zbulon dokumentin e KE: Asetet e ngrira të Rusisë nuk mund
Banka Ruse

GJERMANI- Avokatët e Komisionit Evropian kanë arritur në një përfundim se asetet e Bankës së Rusisë të ngrira në BE do të duhet t'i kthehen Rusisë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Këtë e ka publikuar gazeta Die Welt, duke cituar një dokument të KE-së.

"Asetet e Bankës së Rusisë nuk mund të transferohen thjesht në Ukrainë. Ka vullnet politik, por barrierat ligjore janë të larta. Komisioni Evropian vjen në një konkluzion të kthjellët se asetet e ngrira nuk mund të preken pasi dikur, kur të përfundojë lufta, ato duhet të kthehen në Rusi", shkruan gazeta.

Tjetër ide e sugjeruar nga KE është investimi i aseteve të ngrira të Bankës së Rusisë në bonot e qeverisë evropiane dhe përdorimi i interesit për pagesat në Kiev. Në të njëjtën kohë, shërbimi ligjor i BE-së nuk ka gjetur ende një përgjigje në pyetjen se çfarë të bëjë nëse BE-ja i humb këto fonde në një situatë të caktuar.

be

Sondazh

Poll