Bota

Përparim Rama ia dhuron Abazoviç “Çelësin e Prishtinës“, kryeministri malazez: Jam si në shtëpinë time

I pari i Prishtinës në shenjë nderimi ia dhuroi “Çelësin e kryeqytetit”, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

14 Prill 2023, 10:07 Nga I.A
Përparim Rama ia dhuron Abazoviç “Çelësin e
Dritan Abazoviç dhe Perparim Rama

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama priti në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç bashkë me delegacionin e tij. I pari i Prishtinës në shenjë nderimi ia dhuroi “Çelësin e kryeqytetit”, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Rama tha se është i nderuar që ta pres në vizitën e tij të parë në Prishtinë, kryeministrin Abazoviç. Ai tha se këtë Çelës po ia dhuron si simbolik që Abazoviq ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij, si dhe siç u shpreh Rama të lidh më shumë dy shtetet.

“Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës…  kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj”, ka thënë Rama.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij.

“Falënderoj kryetarin e Prishtinës. Ky Çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time…”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi.

përparim rama dritan abazoviç

Sondazh

Poll