Bota

Sllovenia do të vrasë 230 arinj, prioritet siguria e qytetarëve

Ministri i Burimeve Natyrore dhe Hapësirës Uros Brezan tha në një koferencë se qëllimi kryesor është parandalimi i dëmeve serioze dhe siguria e njerëzve.

14 Prill 2023, 09:26 Nga f.i
Sllovenia do të vrasë 230 arinj, prioritet siguria e qytetarëve
Ari i murrmë

SLLOVENI- Sllovenia do të vrasë 230 arinjve të murrmë. Mediat vendase raportojnë se ministri i Burimeve Natyrore dhe Hapësirës Uros Brezan tha në një koferencë se qëllimi kryesor është parandalimi i dëmeve serioze dhe siguria e njerëzve.

“Kjo është një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve dhe për të shmangur dëmtimin e tepërt të shkaktuar nga këto kafshë,”-tha Brezan.

Në vitin 2021 gjuetarët qëlluan 128 arinj, në 2020 88 dhe një vit më parë 161.Qëllimi është që në vitet e ardhshme numri i arinjve të arrijë në 800 

Ariu i murrmë është një kafshë e mbrojtur por vitet e fundit, sipas vlerësimeve të ekspertëve, numri i arinjve ka ardhur në rritje, në janar të vitit të kaluar, sipas vlerësimeve të gjuetarëve, në Slloveni kishte më shumë se 1000 arinj. Numri i lejeve të lëshuara dhe arinjve të qëlluar ndryshon nga viti në vit. 

vriten arinjte e murrme slloveni

Sondazh

Poll