Bota

“Gjuriç ka të drejtë”/ Ambasada e SHBA-së në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë gjithnjë e më të mira

Gjuriç tha se ai luftoi çdo ditë për të ndryshuar imazhin e keq të Serbisë në SHBA.

14 Prill 2023, 09:20 Nga I.A
“Gjuriç ka të drejtë”/ Ambasada e SHBA-së
Joe Biden dhe Marko Gjuriç

SERBI- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, të enjten i është bashkëngjitur pohimeve të ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriç se ka ardhur koha për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale mes Serbisë dhe SHBA-ve. 

"Ambasadori Marko Gjuriç ka të drejtë. Kohët ndryshojnë dhe po ashtu edhe marrëdhëniet tona, si ato me Serbinë, të cilat po bëhen më të mira dhe më të forta çdo ditë," thuhet në deklaratë.

Gjuriç tha se ai luftoi çdo ditë për të ndryshuar imazhin e keq të Serbisë në SHBA.

"Ne jemi ata që luftojmë për vëmendje pozitive, që luftojmë çdo ditë për të ndryshuar imazhin shumë të keq të viteve 1990, i cili u formua në mënyrë të pamerituar nga gabimet tona. Dhe, sigurisht që mund të ndryshojë," tha Gjuriç.

Ai deklaroi se Amerika është bërë partneri numër një i Serbisë për sa i përket shërbimeve, zonë në të cilën në Serbi janë të punësuar më shumë se 36,000 njerëz.

"Kjo shifër dhe vlera e atij shkëmbimi do të vazhdojë të rritet dhe të kontribuojë në PBB-në tonë. Larg nga marrëdhënia jonë vetëm për ekonominë. SHBA është një vend që formëson rrjedhën globale të ekonomisë, politikën e sigurisë dhe gjithçka tjetër. si në rajonin tonë ashtu edhe globalisht. Pretendimi se ne mund të ekzistojmë dhe të mbrojmë interesat tona pa vepruar në mënyrë aktive ndaj tyre do të na dëmtonte drejtpërdrejt vetëm ne", tha Gjuriç.

marko gjuriç

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2023, 23:32

Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë

Anniken Huitfeldt OSLO- Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë rusë që i kishte akuzuar për spiunazh. Ministrja e Jashtme, Anniken Huitfel...