Bota

Kurti takohet me Abazoviç, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin e qiellit të hapur

Para takimit me Kurtin, rreth orës 08:15, Abazoviç dhe delegacioni që e shoqëron, do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë edhe “Çelësin e Prishtinës”.

14 Prill 2023, 08:40 Nga I.A
Kurti takohet me Abazoviç, pritet nënshkrimi i marrëveshjes
Kurti dhe Vucic

KOSOVË-  Kryeministri malazez Dritan Abazoviç do të takohet me homologun e tij në Kosovë Albin Kurti ditën e sotme. Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, i paraparë për në orën 09:00, Kurti dhe Abazoviç do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviç do të kenë deklaratë për mediat. Para takimit me Kurtin, rreth orës 08:15, Abazoviç dhe delegacioni që e shoqëron, do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë edhe “Çelësin e Prishtinës”.

Abazoviç ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza. Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet të shtunën, Abazoviç ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

albin kurti dritan abazoviç

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2023, 23:32

Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë

Anniken Huitfeldt OSLO- Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë rusë që i kishte akuzuar për spiunazh. Ministrja e Jashtme, Anniken Huitfel...