Sport

Pas fitores së ngushtë me Villarreal, Barcelona pa fat. Dëmtohet Messi

25 Shtator 2019, 11:16 Nga DOSJA
Pas fitores së ngushtë me Villarreal, Barcelona pa fat. Dëmtohet

Barcelona arriti të mposhte në rezultatin 2-1 Villarreal por një lajm i keq erdhi për skuadrën. Lionel Messi pësoi një dëmtim në fillimin e tij të parë të sezonit në fitoren e ngushtë të Barcelonës ndaj Villarreal në Nou Camp.

Messi, i cili ishte shëruar nga një dëmtim i mëparshëm, u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë, pasi pësoi një problem me kofshën.

Pas lojës, shefi i Barça, Ernesto Valverde e përshkroi dëmtimin e Messit si një “problem të vogël gjatë shtesës”.

“Kur diçka i ndodh Messit, të gjithë ndalen, jo vetëm në fushë, por edhe në stenda,”- tha ai.

Edhe pse munguan lojtarët më të mirë, Barcelona u ngjit katër vende në tabelë, në vendin e katërt në La Liga për të ndihmuar në lehtësimin e presionit ndaj Valverde pas një fillimi të dobët të sezonit.

Pas dëmtimit të Messi-t, sulmuesi u zëvendësua nga sulmuesi francez Ousmane Dembele në fillimin e pjesës së dytë.

Burimi: BBC SPORT

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona dëmtohet messi lionel messi messi villareal barcelona dëmtohet messi lionel messi messi villareal

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2019, 11:03

Juventus përmbys Brescian, merr kreun e seria A

Juventus zëvendësoi Interin në krye të Serisë A pasi mposhti Brescian dhe triumfoi në përmbysje me shifrat 1-2.Alfredo Donnarumma gjuajti mikpritësit, të cilët ...