Aktualitet

Po lante xhamat e dritares, gruas nga Fieri i rrëshqet këmba, bie nga kati i dytë dhe vdes

28 Shtator 2019, 10:39 Nga DOSJA
Po lante xhamat e dritares, gruas nga Fieri i rrëshqet këmba, bie nga

FIER– Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë paraditen e sotme në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga kati i dytë i pallatit.

50-vjeçarja Roza Deliu ishte duke larë xhamat e dritareve të banesës së saj, kur aksidentalisht ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga kati i dytë. Deliu nuk i ka mbijetuar përplasjes që ka marrë me tokën duke ndërruar jetë në vend.

NJOFTIMI PARAPRAK: 

Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(K.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier roza deliu rrezohet nga pallati gruaja ne fier fier roza deliu rrezohet nga pallati gruaja ne fier

Sondazh

Poll