Aktualitet

Katër ditë pa drita, revoltohen tregtarët e Gjirokastrës: Është prishur malli, s’mban përgjegjësi njeri

28 Shtator 2019, 09:14 Nga DOSJA
Katër ditë pa drita, revoltohen tregtarët e Gjirokastrës:

GJIROKASTËR- Tregtarët në tregun fruta-perimeve në Gjirokastër prej 4 ditësh kanë mbetur pa energji elektrike. Ata kanë ngritur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet tregu, ku siaps tyre fajtore është Bashkinë e Gjirokastrës.

Ndërmarrja e Shërbimeve në këtë Bashki, nuk po ndërhyn në terren për të bërë të mundur rikuperimin e defektit të shkaktuar katër ditë më parë nga koha e keqe.

Për pasojë, dëmet tek tregtarët kanë qenë të konsiderueshme pasi shumica e produkteve, ruhen në kushte frigoriferike dhe si të tilla, kërkojnë përqëndrim në temperaturë minimalisht 10 gradë C.

“Katër ditë sot që nuk kemi drita në tregun agro-ushqimor. Është djegur një kabull tek shtylla e korrentit. Jemi ankuar edhe tek zyrat e OSHEE-së  edhe tek bashkia. Përgjegjësinë ja hedhin njëri tjetrit. Mua m’u prish i gjithë malli. Produkti im mbahet në kushte frigoriferike. Nuk e di se kujt ti ankohem. Problem ka si nuk ka problem. Po nuk pati drirta e ujë ka problem“- është shprehur njëri nga shitësit.

Tregtarët kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemit pasi taksat kundrejt institucionit të Bashkisë nuk kanë munguar asnjëherë dhe për rrjedhojë, ata kërkojnë shërbim që ju takon.

Kujtojmë që ky treg i shumicës së fruta-perimeve në Gjirokastër, është i vetmi treg që furnizon Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin me produkte vendase.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia gjirokaster tregu fruta-perimeve bashkia gjirokaster tregu fruta-perimeve

Sondazh

Poll