Aktualitet

VIDEO/ Njësia Speciale për kapjen e të fortëve nis punë në Poloni, inteligjencë dhe forcë në 24 orë për 7 ditë të j

28 Shtator 2019, 09:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Njësia Speciale për kapjen e të fortëve nis punë

POLONI– Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Departmentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj vizituan ambientet e Njësisë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim. Njësia u prezantua javën e kaluar në Poloni, me synim aderimin në Rrjetin ENFAST, që është rrjeti europian për kapjen e personave në kërkim.

“Jemi këtu së bashku me Drejtorin e Policisë Kriminale, në Njësinë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim. Është njësia më e re speciale pranë Policisë së Shtetit, për identifikimin, gjurmimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave më të rrezikshëm. Kjo njësi përbëhet nga dy komponentë, komponenti i Inteligjencës, i cili ka për detyrë të mbledhë informacionin, ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës dhe bashkëpunon intensivisht me agjensitë homologe në nivel europian; si dhe Njësia Operative e cila funksionon në shërbim të Njësisë Inteligjente, për bërjen të mundur të ekzekutimit të urdhrave të arrestimit të personave më të rrezikshëm, qofshin këta në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar. Janë shumë mirë të trajnuar dhe plotësojnë gjithë kushtet e parametrat e nevojshëm për të funksionuar si homologë të denjë të Njësive në vendet e Bashkimit Europian”, tha zv.ministri Lamallari.

Njësia Enfast, e prezantuar nga ministri Sandër Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama, përbëhet nga 50 persona që do të jenë komando të stërvitur në  SHBA. Këta do të kenë për detyrë që të luftojnë “të fortët” e rrugës dhe të arrestojnë personat e shpallur në kërkim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besfort lamallari njesia enfast besfort lamallari njesia enfast

Sondazh

Poll