Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, kush janë 8 personat e dyshuar për vrasjen e ish-efektivit, Policia i kërkon në çdo cep

28 Shtator 2019, 08:10 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos, kush janë 8 personat e dyshuar për vrasjen e

TIRANË– Tetë persona janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për ekzektutimin e ish-efektivit të Policisë 26-vjeçarit, Santiago Malko.

Mësohet se personat e shpallur në kërkim janë: vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj.

Ata akuzohen për “vrasje me paramendim”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën kalimin e çështjes për t’u hetuar tek Krimet e Rënda.

Identifikimi i autorëve ka qënë një “dhuratë” e kamerave të sigurisë që kanë qënë në zonën ku është kryer atentati.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.

Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. Ndërkohë në pranga ka rënë Blendi Teta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko santiago malko arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko santiago malko

Sondazh

Poll