Aktualitet

137 kg kokainë në Durrës, Prokuroria kalon në ‘sitë’ zyrtarët e Portit, dyshohet se favorizuan porositësit

28 Shtator 2019, 09:12 Nga DOSJA
137 kg kokainë në Durrës, Prokuroria kalon në

TIRANË- Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjeruar “hartën” e hetimit për personat e përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës që kaloi konteinerët me 137 kilogramë kokainë nga Ekuadori në portin e Pireut e më pas në portin e Durrësit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë vënë nën hetim zyrtarët e Portit Durrësit, pasi grupi hetimor ka dyshime se autoritetet kanë dekonspiruar dhe kanë favorizuar grupin që priste drogën.

Nën hetim janë vënë edhe efektivët e policisë kufitare. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë ku po verifikohen të gjitha lëvizjet në këtë port.

Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për Gentian Malindin. Burimet thonë se prokuroria ka prova të konsiderueshme që implikojnë Malindin në këtë trafik.

Dje, u zbulua operacioni “Kuito”, ku policia e Shtetit, DEA amerikane dhe policia greke, goditën një rast të trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë dhe DEA-n amerikane hoqi drogën dhe vuri miell orizi dhe GPS.

Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar, ndërsa në kërkim ndodhet biznesmeni Gentian Malindi. Konteinerët i përkisnin kompanisë “Alba Fruit” me pronësi biznesmenin Eduart Dauti.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian bega kokaina ne portin e durresit ardian bega kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll