Aktualitet

Pas tërmetit në Shqipëri mbërrin grupi i ekspertëve europian, Soreca: Krenar që BE punon për shqiptarët

28 Shtator 2019, 10:24 Nga DOSJA
Pas tërmetit në Shqipëri mbërrin grupi i ekspertëve

TIRANË- Në vendin tonë kanë mbërritur 8 ekspertë nga vende të ndryshme anëtare për të asistuar në evidentimin e dëmeve. Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur se tërmeti ishte një dukuri që shkaktoi panik dhe terror.

“Kemi shumë për të mësuar por jemi në hapat e parë të përballimit të eksperiencave. Falenderoj Sorecën se ofroi ndihmën e delegacionit dhe mbështeti Shqipërinë kur kishte më shumë nevojë. E gjithë situata ishte dramatike dhe traumatike. Shqipëria ishte me fat që nuk u lëndua asnjë dhe nuk pati asnjë jetë të humbur. Gjithçka tjetër tjetërsohet. Dëmet materiale ishin të konsiderueshme. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ndihmën dhe e vlerësoj mbështetjen. Jemi dëshmitarë të një shfaqje kaq të bukur. Do të nisë vlerësimi i dëmeve në terren,”– tha Xhaçka.

Pas saj, fjalën e mori ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili vlerësoi menaxhimin e situatës nga Emergjencat Civile.“Vetëm pak ditë pas aktivizimit të këtij mekanzimi kemi një ekip me 8 ekspertë, që është i formuar nga qendra e ragimit të Emergjencave. Deri më sot 8 shtete kanë Austria, Italia,  Sllovakia, Greqia, Norvegjia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe … Sa shumë kanë ndihmuar shtete anëtare, kanë ardhur çadra, paketa ushqimore.  Nga BE kanë ardhur mjete të ndihmës së parë. Të nderuar ministra iu uroj suksese në punën e tyre në vijimin. Jam shumë krenar kur shoh BE që punon me efikasitet për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve“- u shpreh Soreca.

Vetëm një javë më parë, vendi ynë u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter. Fatmirësisht në vend nuk kishte viktima edhe pse disa shtëpi u dëmtuan dhe u bënë të pabanueshme.

K.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupi ekspertëve luigi soreca mekanizmi i mbrojtjes europane. olta xhacka termeti i forte ne shqiperi grupi ekspertëve luigi soreca mekanizmi i mbrojtjes europane. olta xhacka termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll