Aktualitet

Vdekja e mistershme/ Ish-burri iu gjet 80 metra në liqen, flet shqiptarja: S’besoj se ishte një vrasje

28 Shtator 2019, 07:01 Nga DOSJA
Vdekja e mistershme/ Ish-burri iu gjet 80 metra në liqen, flet shqiptarja:

ITALI– Zbulohet dëshmia e shqiptares, Elva Kurti, ish-bashkëshorti i të cilës u gjet në liqenin e Iseo-s pas 15 vitesh. (Lexo këtu)

Në dëshminë e saj për hetuesit italiane,  ajo u shpreh se ish-bashkëshorti i saj Rosario Tilotta, mund të ishte vetëvrarë. 

Unë besoj se nuk ishte një vrasje.  Ndoshta një aksident ose një gjest ekstrem i burrit tim, nuk e di. Por sigurisht nuk ka asgjë misterioze pas saj,“-tha Elva.

44-vjeçarja tha plot siguri tek hetuesit italiane se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se kërkonte të kthehej në Mal të Zi aty ku edhe jeton me të birin e mitur. 

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Nga kjo çështje nuk kam pasur asnjë përfitim, lëre më pastaj një përfitim ekonomik,”-shtoi ajo. 

Pas dëshmisë së saj, shqiptarja u la të ikte por me kushtin që të ishte në dispozicion të hetuesve ndërkohë kërkimet po vazhdojnë.

Ende nuk është e sigurt që trupi i gjetur në më shumë se 80 metra thellësi është ai i Tilottas pasi testet biologjike ishin më të ndërlikuara sesa pritej.

Kjo për shkak të ashtuquajturës mineralizim të indeve, të cilat qënë në kontakt me ujin për shumë kohë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elva kurti gjendet kufoma e rosario tilotta rosario tilotta elva kurti gjendet kufoma e rosario tilotta rosario tilotta

Sondazh

Poll