Aktualitet

VIDEO/ “Duart lart, mos lëviz”, dalin pamjet e para të njësisë ELITË që do të bëjë zap të fortët e rrugës

Në pamje, njësia e quajtur "Enfast" shihet teksa po stërvitet duke ndaluar disa makina për kontroll. Me kapuç dhe të armatosur deri në grykë, efektivët e ENFAST dëgjohen tek thonë: Duart lart, mos lëviz, mos lëviz. 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e fundit nga stërvitja e njësisë elitë që do të merret me vënien në kontroll të personave të fortë që i janë shmangur drejtësisë.

Në pamje, njësia e quajtur “Enfast” shihet teksa po stërvitet duke ndaluar disa makina për kontroll. Me kapuç dhe të armatosur deri në grykë, efektivët e ENFAST dëgjohen tek thonë: Duart lart, mos lëviz, mos lëviz. 

I pranishëm në një nga seancat e fundit stërvitore ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka thënë se kjo njësi do të jetë e para e këtij lloji dhe se do të garantojë vënien zap të të fortëve.

“Është e rëndësishme të përcjellim mesazhin se drejtësia mund të vonojë por kurrë s’harron. Ju jeni dëshmia që iu japim qytetarëve se askush s’mund t’i shmanget drejtësisë. Ju jeni prova e këtij angazhimi serioz për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari hapur me të. Kjo njësi do të jetë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërkombëtar. Do të jetë pjesë e rrjetit evropian të njësive që merren me kërkimin e njerëzve që i janë shmangur drejtësisë. Përgjegjësia juaj del përtej kufijve”-tha Lleshaj para efektivëve të ENFAST.

Për më shumë ndiqni videon:

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “VIDEO/ “Duart lart, mos lëviz”, dalin pamjet e para të njësisë ELITË që do të bëjë zap të fortët e rrugës

  1. duhet me prit me shekuj deri sa te lind një njeri shqiptar me aftsi dhe kombtarizum si mbreti i I i shqiptarve pra Ahmet Zogu

  2. kot per muabet, a i pate si i mbajne pistoletat ata te grupit gatshem, kta do kapin te fortit.. dakort….

Shto Koment