Politike

Proj.ligji për mediat, Balluku: Direktivë e BE, të mbrojmë fëmijët nga rreziku i mediave sociale

Balluku tha se ky është një projektligj ka rëndësi për mbarëvajtjen e mediave në vendin tonë

13 Prill 2023, 11:43 Nga f.g
Proj.ligji për mediat, Balluku: Direktivë e BE, të mbrojmë
Belinda Balluku

TIRANE- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dha disa detaje për ndryshimet që parashikohen në projektligjin për “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë””. Në fjalën e sotme në Kuvend, Balluku theksoi rëndësinë e projektligjit për mediat dhe edukimin mediatik. 

“Zakonet e shikimit veçanërisht ato të brezave të rinj kanë ndryshuar, por televizioni mbetet një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e informacionit për brezat që e kanë të përdorshëm. Konvergjenca e mediave kërkon një kuadër të ri ligjor për të arritur një ekuilibër mes aksesit dhe në këtë frymë vjen sot edhe projektligji i ndryshuar. Ky projektligj vjen si pjese e detyrimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Në këtë projektligj gjen vend edhe edukimi mediatik, shpërndarja e videove dhe ato të krijuara nga vetë përdoruesit. Koncepti i edukimit mediatik i referohet aftësisë dhe njohurisë së përdoruesit, që ka të bëjë me njophuritë e audiencës dhe informimi i publikut të dije të bëjë dallimin ndaj gjuhës së urrejtjes apo lajmeve të rreme që përdoret në media. Ajo që ngelet më e rëndësishme është mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi dhe rreziku i shëndetit të tyre mendor nga mediat sociale.

Megjithëse jo pjesë e direktivës, por e legjislacionit për barzainë gjinore është shtuar edhe koncepti i seksizmit në media, për të respektuar barazinë gjinore në mediat audio vizive. Ky projekt ligj është hartuar me vëmendje nga stafet përkatëse duke marrë konsultime me mbështetjen e partnerëve evropianë”, ka thënë Balluku në seancën plenare të 13 prillit./Dosja.al

seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll