Politike

Tritoli në makinën e Ndrecës në Vaun e Dejës, Zhupa: Distancohuni nga këto metoda, demokratët nuk tremben

Po ashtu ka theksuar se demokratët nuk tremben nga këto kërcënime.   

13 Prill 2023, 10:48 Nga I.A
Tritoli në makinën e Ndrecës në Vaun e Dejës, Zhupa:
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denuar tritolin e vendosur në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca. Gjatë seancës plenare, Zhupa ka bërë thirrje që kjo ngjarje të zbardhet menjëherë. Po ashtu ka theksuar se demokratët nuk tremben nga këto kërcënime.   

“Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juan i parë nuk është çështjen e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni. Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti. Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol. Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”, tha Zhupa.

ina zhupa seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll