Politike

Paratë për partitë, Spaho: Vendimi të ridiskutohet. Deputetëve tu rriten rrogat

Spaho po ashtu ka deklaruar se është e turpshme që deputetet e mazhorancës kanë kërkuar mosrritjen e rrogave. 

13 Prill 2023, 11:15 Nga I.A
Paratë për partitë, Spaho: Vendimi të ridiskutohet.
Edmond Spaho

 TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar që vendimi për ndarjen e buxhetit për partitë politike të ridiskutohet. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Spaho po ashtu ka deklaruar se është e turpshme që deputetet e mazhorancës kanë kërkuar mosrritjen e rrogave. 

“Vendimi për paratë duhet të ridiskutohet. Kodi thotë që lekët duhet t’i marrin partitë që angazhohen në fushatë elektorale ndërkohë që ju ia jepni atyre që nuk ekzistojnë. Ndërkohë kam dëgjuar që deputetët e mazhorancës do të ndërmarrin një nismë që nuk do të pranojnë rritjen e rrogave. Kjo është e turpshme. Duan ta barazojnë deputetin me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.

edmond spaho seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll