Politike

Dashnor Sula: Ekonomia jonë ka shkuar në fund, të mos mbyllet parlamenti për fushatë

Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Sula ka deklaruar se bashkë me taksën e hirrës, duhet hequr edhe taksa për naftën

13 Prill 2023, 11:03 Nga I.A
Dashnor Sula: Ekonomia jonë ka shkuar në fund, të mos
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka dekaruar se ekonomia shqiptare po shkon drejt fundit. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Sula ka deklaruar se bashkë me taksën e hirrës, duhet hequr edhe taksa për naftën. Ndërkohë që theksoi se Kuvendi nuk duhet që të mbyllet parlamenti për fushatë. 

“Nuk lini gjë pa rënë në tokë. Tani meqe dolën probleme doni ta hiqni. Por shqetësohuni edhe për taksat e tjera. Hiqni atë taksën e naftës që po e shkatërron ekonominë.  Ekonomia shqiptare është në ditët e saja më të këqija. Rruga që keni nisur është pa krye. Nuk ka raport ndërkombëtar që thoni një fjalë të mirë. Edhe ato që ne ju kemi propozuar doni t’i bëni tani në fushatë zgjedhore. Rreni dhe mashtroni pa fund. Mos e mbyllni parlamentin një muaj, siç keni ndërmend por të vazhdojmë punën. Rregullorja nuk e lejon që Kuvendi të bllokohet”, tha Sula.

seance plenare 13 prill 2023 dashnor sula

Sondazh

Poll