Politike

Alibeaj: Ju po i vendosni kazmën parlamentit, nuk keni diskutuar ngritjen e Komisionit për Portin e Durrësit

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u shpreh se nuk kanë diskutuar edhe ngritjen e Komisionit për Portin e Durrësit, duke nxjerr justifikime për atë. 

13 Prill 2023, 11:22 Nga I.A
Alibeaj: Ju po i vendosni kazmën parlamentit, nuk keni diskutuar ngritjen e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se mazhoranca ka vendosur që t'i vërë kazmën parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u shpreh se nuk kanë diskutuar edhe ngritjen e Komisionit për Portin e Durrësit, duke nxjerr justifikime për atë në Konferencën e kryetarëve. Po ashtu Alibeaj ka shtuar se është detyrimi i parlamentit që të miratohet kërkesa për komision pa asnjë lloj diskutimi. 

“Ju keni vendosur që këtij parlamenti ti vendosni kazmën. Një deputetja ia hiqni fjalën pa e mbaruar fjalën. Ngrihet deputeti tjetër për të kërkuar shpjegim për rendin e ditës dhe ju nuk e lejoni për ta diskutuar. Një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, ju nuk e keni shqyrtuar. Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen. Por duhet bërë me dije; se është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pas asnjë lloj diskutimi dhe kjo është panorama që kemi. Mazhoranca duhet t’i tregojë shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund dhe është barra juaj që t’u bëjë me dije deputetëve arsyet se përse asgjësuat të vetmin instrument që opozita deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin”, tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll