Politike

Fondi i partive për zgjedhjet, Shehu: Vjedhje masive, paratë po i marrin patericat e Ramës

Shehu shkruan se kjo është vjedhje masive dhe se të gjitha lekët po i kalojnë patericave të Ramës.  

13 Prill 2023, 10:44 Nga I.A
Fondi i partive për zgjedhjet, Shehu: Vjedhje masive, paratë po i
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar shpërndarjen e fondeve të KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2021. Shehu shkruan se kjo është vjedhje masive dhe se të gjitha lekët po i kalojnë patericave të Ramës.  

“Keni një projekt vendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica, është një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”, tha Shehu.

Shehu po ashtu në Kuvend, ka kërkuar që të njihet dhe dënohet gjenocidi serb në Kosovë. 

“Preket imazhi i Shqipërisë, Kosovës dhe po bëhet shkak për ngrijën e këtyre drejtuesve të UCK në Hagë. Ne krijojmë imazhe të rënda kur shkelim rregulloren, kemi paraqitur prej muajsh kërkesën për të diskutuar dhe dënuar gjenocidin në Kosovë, por nuk është sjellë në Parlament për të miratuar ose jo. Ndërkohë drejtuesit e UCK kërkohen të dënohen për krime lufte, dominon shpifja për shqiptarët. Ne duhet të njohim dhe dënojmë ngritjen e këtij procesi, pasi Kosova nuk mund ta bëjë se nuk është pjesë e OKB-së. Ndërsa ne lejojmë të ndyhet lufta çlirimtare. Një tjetër çështje është ndarja e buxhetit për partive, pasi është një vjedhje e madhe dhe po përfitohen nga disa paterica ato për partinë politike”, tha ai.

tritan shehu seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll