Politike

Majko ironizon: Joridën dhe Bardhin i kemi ne. Tabaku ia kthen: Respekt për moshën tuaj, por ...

Por ironia e Majkos, ka marrë një përgjigje nga Tabaku, e cila ka thënë se ka respekt për Majkon për shkak të moshës së tij, por është e turpshme që të keqpërdoren emrat e tyre nga ai. 

13 Prill 2023, 11:32 Nga I.A
Majko ironizon: Joridën dhe Bardhin i kemi ne. Tabaku ia kthen:
Tabaku dhe Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar në Kuvend deklaratët e Sali Berishës se deputetët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku janë të Ramës. Gjatë fjalës në Kuvend, Majko ka ka vazhduar ironinë duke theksuar se PD-ja tashmë është pastruar nga servilët. Por ironia e Majkos, ka marrë një përgjigje nga Tabaku, e cila ka thënë se ka respekt për Majkon për shkak të moshës së tij, por është e turpshme që të keqpërdoren emrat e tyre nga ai. 

Majko: Ritheksoj se kërkesa e një grupi deputetësh për të rishikuar disa shqetësime të grupeve të interesit, kjo më duket shumë e bazuar dhe nuk mendoj se sot në parlament duhet të bëhet një fushatë e çuditshme elektorale. Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka thënë se sot PD është pastruar nga servilët dhe i ka marrë PS, pra zonjën Jorida dhe Bardhin i kemi marrë ne?

Tabaku: Ligjet në parlament vijnë me porosi, siç ishte taksa për hirrën e qumështit që prekte prodhuesit e qumështit, për të ndihmuar disa kompani. Ka muaj që diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Lejet zotit Shalsi vijmë apo nuk vijmë në Komision, nuk i marrim sot. Zotit Majko i drejtohem me respekt për moshën dhe eksperiencën. Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve tanë, kjo është e turpshme. Mes jush turp është që përdorni debatin e PD në këtë Kuvend. S’ka nevojë që të them unë se sa punë bëj apo se kush është i shitur apo i blerë. Herë tjetër respekt për moshën dhe eksperiencën, kur përdor emra të kolegëve në Parlament.

pandeli majko jorida tabaku seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll