Politike

Dokumenti/ Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga drejtimi i RTSH dhe hyn në qeveri

Në shkresë nuk jepen arsyet e dorëheqjes por disa media raportojnë se Joti pritet ti bashkohet kabinetit në një post drejtues.

13 Prill 2023, 10:18 Nga F.M
Dokumenti/ Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga drejtimi i RTSH dhe hyn në
Enkelejd Joti

TIRANË- Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Dosja.al jus jell dhe dokumentin e nënshkruar nga Joti, i cili lajmëron për dorëheqjen e parevokueshme. Në shkresë nuk jepen arsyet e dorëheqjes por disa media raportojnë se Joti pritet ti bashkohet kabinetit në një post drejtues. Konkretisht ai pritet të emërohet si zv.Ministër i Mbrojtjes dhe do të mbulojë mbulojë çështjet e emergjencave civile.

Dokumenti:

Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Dokumenti/ Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga drejtimi i RTSH dhe hyn në
Dorëheqja

Enkelejd Joti u emërua drejtori i ri i përgjithshëm i Radio Televizionit të Përgjithshëm Shqiptar më 15 nëntor të vitit 2021. Procesi u zhvillua me votim të fshehtë të 9 anëtarëve zqë gjodhën Jotin si drejtuesin e ri të institucionit. Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Më herët Joti ka qenë drejtor në QSUT. Gara në RTSH nisi pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që postin e drejtuesit e mban përkohësisht Martin Leka, i pavotuar nga Kuvendi.

enkelejd joti

Sondazh

Poll