Bota

'Fillova të bëj humor'/ Syla kritikon sërish kryetarin e BIK: Sjellja e “Mulla Mercedesit” dhe Tërnavës si showmena më shtyu që t’i kritikoj

Ai thotë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.  

12 Prill 2023, 21:59 Nga a.l
'Fillova të bëj humor'/ Syla kritikon sërish kryetarin
Valon Syla

KOSOVË- Gazetari Valon Syla thotë se kritikoi hoxhën Mazllom Mazllomi për shkak të sjelljeve të tij si personazh showbizz. Syla kritikoi gjatë të martës hoxhën që ai e emërton “Mulla Mercedesi”. Ai thotë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.  

Ajo që kemi, arsyeja pse kemi nis këtë është një sjellje e pakuptimtë e imamit të Prizrenit, Mallzom Mazllomi, të cilin e njoh nga proceset gjyqësore për ata që shkuan në Siri. E njoh nga videot, fjalori ekstremist. Deklaratat e tij ku i pash, me disa gazetarë lokalë, ku pytke që a po agjëron dhe a je i martuar, në orët e hershme të mëngjesit në Facebook, e kuptova se po ai hoxhë kishte marrë një mercedes nga xhemati. Të duket si Jay Z si shoumen. Më shtyri të reagoj pasi aty ishte edhe Tërnava. Fillova të bëj humor. Ramazani është një muaj i shenjtë për Ramazanin ku tregohet modestia, ndalen sharjet dhe dhuna. Pra çfarë po ndodhë, po marrin Mercedesa dhe po rrahin gazetarë. Cka janë këta, a janë polici fetare. Nuk kam pasur kërcënime gjatë ditës. E kam kritikuar dhe tallur me stilin tim me doza të humorit për ta trajtuar si temë. Sepse në Kosovë badihava i thu dikujt ke vjedhur tender e ke shkelur Kushtetutën. Spo len shej. Duhet përdorur doza të humorit. Nga KoSOva po kqyrin me ikë krejt. Nuk duhet të ketë këso gjëra. Dalin njeërzit e marrin drejtësinë në duar të veta dhe të sulmojnë. Duhet ta ndërtojmë vendin tonë pasi në vend të huaj nuk mund të shkojmë të gjithë”, tha ai.  

Syla u sulmua dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.  Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njftoi se arrestimi i tre personave të dyshuar për ngjarjen është kryer nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e kësaj të mërkure datë 12 prill. 

sulmohet valon syla valon syla

Sondazh

Poll