Bota

Kritikoi jetën luksoze të hoxhallarëve duke i quajtur 'Mulla Mercedesa'/ Gazetari Valon Syla komenton 'heshtjen' e Bashkisë Islame të Kosovës: Nuk kanë kontroll mbi qytetarët

Ai ka kritikuar kryetarin, Naim Tërnavën duke u shprehur se është bashkuar me grupet ekstremiste për vota në zgjedhjet e brendshme fetare. 

12 Prill 2023, 21:48 Nga a.l
Kritikoi jetën luksoze të hoxhallarëve duke i quajtur 'Mulla
Valon Syla

KOSOVË-  Gazetari Valon Syla deklaron se BIK (Bashkësia Islame e Kosovës), nuk ka kontroll ndaj qytetarëve duke hedhur poshtë dyshimet se sulmin ndaj tij një natë më parë e kanë kryer ata. Ai ka kritikuar kryetarin, Naim Tërnavën duke u shprehur se është bashkuar me grupet ekstremiste për vota në zgjedhjet e brendshme fetare. 

Sa i përket BIK-ut, ata nuk mund t’i kontrollojnë këto policitë fetare dhe grupet e dhunshme. Ai kur e pa atë në Prizrenin me Mercedesin, ai shkoi që të afrohet me këto grupet ekstremiste, sepse i duhen për vota në zgjedhjet e brendshme fetare. Ky është ai konformizmi që më shtyn të reagoj”, përfundoi ai.  

Syla u sulmua dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.  Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njftoi se arrestimi i tre personave të dyshuar për ngjarjen është kryer nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e kësaj të mërkure datë 12 prill. 

sulmohet valon syla valon syla

Sondazh

Poll