Bota

Kanë ndihmuar në transportin e artikujve të dyshimta, SHBA sanksionon 4 subjekte në Turqi

Një zyrtar i administratës amerikane tha se sanksionet synojnë entitete me bazë në Turqi dhe persona biznesi të lidhur me Rusinë. 

12 Prill 2023, 20:38 Nga a.l
Kanë ndihmuar në transportin e artikujve të dyshimta, SHBA
Rexhep TaIP Erdogan

TURQI- SHBA ka vendosur sanksione ndaj të paktën katër subjekteve me bazë në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se, Uashingtoni i akuzon ata për shkelje të kontrolleve të eksporteve të SHBA-së, që përkthehet në ndihmë për Rusinë.   Sanksionet janë masa ndëshkuese e Uashingtonit kundër Ankarasë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

SHBA, ka vendosur masa ndaj një kompanie elektronike me bazë në Turqi dhe një investitor teknologjie që dyshohet se ka ndihmuar në transportin e artikujve “me përdorim të dyfishtë”. Sanksionet janë pjesë e një pakete globale të shpallur nga Departamenti Amerikan i Thesarit kundër më shumë se 120 subjekteve.

Një zyrtar i administratës amerikane tha se sanksionet synojnë entitete me bazë në Turqi dhe persona biznesi të lidhur me Rusinë. 

Turqia, anëtare e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin gjatë luftës në Ukrainë. Ajo kundërshton sanksionet perëndimore në parim, por ka thënë se ato nuk do të anashkalohen në Turqi dhe se asnjë produkt i dërguar nuk mund të përdoret nga ushtria ruse. Muajin e kaluar Turqia veproi për të ndaluar tranzitin e mallrave të sanksionuara nga Perëndimi drejt Rusisë.

sanksione

Sondazh

Poll