Bota

U dhunua nga 3 persona/ Gazetari Valon Syla del nga spitali, shfaqet i fashuar në emision, komenton heshtjen e Osmanit: I ka teka personale

Syla tha se presidentja duhet të reagojë për raste të sulmeve ndaj qytetarëve pasi ajo i përfaqëson të gjithë.

12 Prill 2023, 21:39 Nga a.l
U dhunua nga 3 persona/ Gazetari Valon Syla del nga spitali, shfaqet i fashuar
Valon Syla

KOSOVË- Gazetari Valon Syla i cili mbrëmjen e djeshme u sulmua nga 3 persona të paidentifikuar pasi doli nga studioja e një emisioni, ka lënë ambientet e spitalit për t'u rikther sërish në punë. Ai është shfaqur i fshuar në kokë, ku ndër të tjera ka folur për heshjten e presidentes Vjosa Osmani lidhur me rastin në fjalë. Syla tha se presidentja duhet të reagojë për raste të sulmeve ndaj qytetarëve pasi ajo i përfaqëson të gjithë.

“Unë muj mos me dashtë Prindonit. Por Presidentja është e krejt popullit. Nuk mund ajo për teka personale të mos reagojë. Është e krejt popullit”, tha ai.

Syla u sulmua dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.  Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njftoi se arrestimi i tre personave të dyshuar për ngjarjen është kryer nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e kësaj të mërkure datë 12 prill. 

 

sulmohet valon syla valon syla

Sondazh

Poll