Bota

Ushtarëve ukrainas u priten kokat/ Kremlini: Nëse videoja është e vërtetë, do të nisin hetimet

 Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se nëse videoja ku Ukraina pretendon se shfaqen ushtarë rusë duke u prerë kokat të burgosurve ukrainas, është e vërtetë, do të nisin hetimet.

12 Prill 2023, 20:45 Nga a.l
Ushtarëve ukrainas u priten kokat/ Kremlini: Nëse videoja
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se nëse videoja ku Ukraina pretendon se shfaqen ushtarë rusë duke u prerë kokat të burgosurve ukrainas, është e vërtetë, do të nisin hetimet, shkruajnë mediat e huaja

Nëse videoja me imazhe të tmerrshme të prerjes së kokës së një ushtari ukrainas nga ushtarët rusë do të ishte e vërtetë, mund të ketë një hetim. Ne duhet të verifikojmë imazhet," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba ka deklaruar së fundmi se forcat ruse po i përngjajnë gjithmonë e më shumë organizatës terroriste të ISIS-it, teksa denoncoi se një ushtari ukrainas i ishte prerë koka. Për këtë reagoi edhe Zelensky i cili kërkoi që OKB të marrë përgjegjësi dhe shtoi se ky veprim tregonte fytyrën e vërtetë të Moskës. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll