Bota

Arrestohen 3 autorët që dhunuan gazetarin Valon Syla (EMRAT)

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendhsëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ka përgëzuar Policinë e Kosovës, siç ka shkruar ai, për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë. 

12 Prill 2023, 21:33 Nga a.l
Arrestohen 3 autorët që dhunuan gazetarin Valon Syla (EMRAT)
Valon Syla

KOSOVË- Tre autorët e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla në Kosovë, janë vënë në pranga një ditë pas ngjarjes që shkaktkoi reagime të shumta. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendhsëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ka përgëzuar Policinë e Kosovës, siç ka shkruar ai, për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë. 

Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Syla është sulmuar dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme.

valon syla sulmohet valon syla

Sondazh

Poll