Bota

U përball me valë kritikash/ Macron: Të jesh aleat i SHBA-së nuk do të thotë të jesh 'vasal'

Presidenti francez dhe gruaja e tij mbërritën në Holandë për një vizitë shtetërore dy-ditore mes kritikave për deklaratat e bërë më herët mbi pozicionin e Evropës ndaj Kinës dhe Tajvanit.

12 Prill 2023, 20:34 Nga a.l
U përball me valë kritikash/ Macron: Të jesh aleat i SHBA-së
Emmanuel Macron

FRANCË- Gjatë një konference për shtyp në Amsterdam për Tajvanin, presidenti francez Emmanuel Macron tha se të jesh aleat i Shteteve të Bashkuara nuk do të thotë të jesh vasal. 

Të jesh aleat nuk do të thotë të jesh vasal... nuk do të thotë se nuk kemi të drejtë të mendojmë për veten tonë”, tha ai.

Presidenti francez dhe gruaja e tij mbërritën në Holandë për një vizitë shtetërore dy-ditore mes kritikave për deklaratat e bërë më herët mbi pozicionin e Evropës ndaj Kinës dhe Tajvanit, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas kthimit nga një vizitë shtetërore tre-ditore në Kinë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Evropa nuk është e interesuar të përshkallëzojë krizën mbi Tajvanin dhe duhet t'i përmbahet strategjisë së saj në marrëdhëniet me ishullin, pavarësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Politikanët në Gjermani dhe Republikën Çeke kritikuan deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për varësinë e Tajvanit dhe vendeve evropiane nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki, paralajmëroi disa liderë evropianë kundër përpjekjeve për të promovuar një politikë të "autonomisë strategjike" nga Shtetet e Bashkuara në Evropë, duke bërë thirrje në vend të kësaj për zhvillimin e bashkëpunimit strategjik midis Evropës dhe Uashingtonit.

emmanuel macron

Sondazh

Poll