Bota

SHBA sanksionon bankën ruse në Hungari, dyshohet se mund të përdoret si mjet për rrjedhjen e informacioneve

Prania e bankës në Hungari ka zemëruar shumë zyrtarë perëndimorë, të cilët kanë frikë se mund të përdoret si një mjet për rrjedhjen e informacionit në Rusi.

12 Prill 2023, 20:18 Nga a.l
SHBA sanksionon bankën ruse në Hungari, dyshohet se mund të
Banka

SHBA- SHBA ka vendosur sanksione ndaj një banke me bazë në Hungari, e cila ka lidhje me Rusinë. Mediat e huaja raportojnë se lajmi është bërë i ditur nga Thesari i SHBA. Prania e bankës në Hungari ka zemëruar shumë zyrtarë perëndimorë, të cilët kanë frikë se mund të përdoret si një mjet për rrjedhjen e informacionit në Rusi.

Duke folur me gazetarët në Budapest të mërkurën pasdite, ambasadori i SHBA-së në Hungari David Pressman vuri në dukje se Uashingtoni kishte folur vazhdimisht me homologët hungarezë se si Rusia mund ta përdorte bankën për të zgjeruar ndikimin e saj.

Ndryshe nga aleatët e tjerë të NATO-s që janë angazhuar më parë për këtë institucion. Hungaria injoroi shqetësimet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara,” tha ambasadori. 

Vihet re se IIB u krijua në 1970 për të promovuar tregtinë brenda bllokut sovjetik dhe e zhvendosi selinë e saj nga Moska në Budapest në 2019, pavarësisht shqetësimeve nga aleatët e Hungarisë. Përveç sanksioneve kundër IIB, SHBA po vendos sanksione edhe ndaj tre individëve të lidhur me udhëheqjen e bankës, ish-kryetarin e bordit Nikolay Kosov, një shtetas rus dhe dy drejtues të lartë aktualë të menaxhmentit, Imre Laszlóczki, hungarez dhe rusin Georgy Potapov. 

vladimir putin

Sondazh

Poll