Bota

Shpërthimi i Nord Stream, Trump i del në mbrojtje Rusisë: Moska nuk qëndron pas sabotimit

Trump u shpreh se Rusia nuk qëndron pas sulmit. 

12 Prill 2023, 20:01 Nga A.B
Shpërthimi i Nord Stream, Trump i del në mbrojtje Rusisë: Moska
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur në lidhje me shpërthimin e Nord Stream, teksa siguroi se Rusia nuk ishte përgjegjëse e këtij incidenti. Trump u shpreh se Rusia nuk qëndron pas sulmit. 

“Unë nuk dua ta fus vendin tonë në telashe, kështu që nuk do t’i përgjigjem,” tha Trump për Fox Neës, duke iu përgjigjur një pyetjeje se kush ishte pas sabotazhit. “Por unë mund t’ju them se kush nuk ishte autori i sabotimit dhe kjo është Rusia,” tha ish-presidenti.

“Kur fajësuan Rusinë ata thanë se Rusia hodhi në erë tubacionin e saj”, tha Trump, duke treguar absurditetin e këtij versioni.

Nuk ishte Rusia,” theksoi më tej Trump.

Muaj më parë kishte dy shpërthime nënujore pranë rrjedhjeve të gazsjellësit North Stream 1 dhe 2.

donald trump rusia

Sondazh

Poll