12 Prill 2023, 19:08
Nga k.m.
Twitter
Radioja Kombëtare Publike (NPR), me seli në Uashington të SHBA-së, ka bërë të ditur se do të largohet nga platforma Twitter.
Largimi do të bëhët shkaku i vendimeve të fundit të marra nga ky rrjet social nën pronësinë e Elon Muskut për ta identifikuar radion me disa etiketime, të cilat mediumi konsideron se kanë qëllim t’ia dëmtojnë besueshmërinë në publik.
“Llogaritë organizative të NPR-së nuk do të jenë më aktive në Twitter sepse platforma po ndërmerr veprime që minojnë besueshmërinë tonë duke lënë të kuptohet në mënyrë të rreme se ne nuk jemi të pavarur,”- tha organizata e lajmeve përmes një deklarate të mërkurën, më 12 prill.
Javën e kaluar, Twitter etiketoi llogarinë kryesore të NPR si “media e lidhur me shtetin”, emërtim që përdoret për t’i identifikuar edhe mediumet që kontrollohen ose ndikohen shumë nga qeveritë autoritare. Twitter më vonë e ndryshoi etiketën në “media e financuar nga qeveria”, me të cilën e etiketoi të paktën edhe një medium tjetër publik, atë britanik BBC.
“Ne nuk e vendosim gazetarinë tonë në platforma që kanë treguar interes për ta minuar besueshmërinë tonë dhe perceptimin e publikut për pavarësinë tonë editoriale”, thuhet në deklaratën e NPR.
Shefja për komunikim publik e NPR, Isabel Lara, tha në një email se “gazetarët dhe punonjësit e NPR do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të qëndrojnë në platformë, njësoj si stacionet anëtare të NPR pasi ato janë nën pronësi të pavarur dhe operohen në mënyrë të pavarur”.
NPR merr fonde nga qeveria e SHBA-së përmes granteve nga agjencitë dhe departamentet federale, së bashku me Korporatën për Transmetim Publik. Kompania ka thënë se kjo përbën më pak se 1 për qind të buxhetit vjetor operativ të NPR./REL
twitter
Bota
12 Prill 2023, 18:50
a.l
Valon Syla
KOSOVË- Një ditë pasi u sulmua nga tre persona, gazetari Valon Syla, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje...
Bota
12 Prill 2023, 18:39
a.l
Aleksandër Vuçiç, Petar Petkoviç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç meditën e së...
Bota
12 Prill 2023, 18:30
a.l
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla. P&eum...
Bota
12 Prill 2023, 18:18
a.l
KFOR
KOSOVË- Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një ka dënuar incidentin e së hënë...
Bota
12 Prill 2023, 18:22
k.m.
Foto ilustruese
Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e të gjithë fëmijëve që kërkojnë azil, ...
Bota
12 Prill 2023, 18:05
a.l
Nayeli Tapia (22), Juliana Macias (21) dhe Denise Reyna (19)
EKUADOR- Vrasje makabër në Ekuador. Tre vajza të moshave 22-21-19 vjeç ...
Bota
12 Prill 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
Pesë muaj pasi kanë dorëzuar dorëheqjet në institucionet e Kosovës në veri të vendit, kjo nuk ë...
Bota
12 Prill 2023, 17:57
a.l
Eva Kaili
GREQI- Eva Kaili, eurodeputetja që një nga emrat kryesorë të skandalit të korrupsionit në Katargate që p...
Bota
12 Prill 2023, 17:54
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflacioni dhe rritje çmimesh, ...
Bota
12 Prill 2023, 17:49
a.l
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë m...